Rreth nesh

Kush janë Asylum Help (Ndihma për azil)?

Asylum Help (Ndihma për azil), pjesë e organizatës Migrant Help (Ndihma për emigrantët), ofron këshillim dhe udhëzim të pavarur për kërkuesit e azilit në Mbretërinë e Bashkuar. Migrant Help (Ndihma për emigrantët) është një organizatë bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar që ofron shërbime ndihme për emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar që prej vitit 1963. Për të mësuar më shumë rreth Migrant Help (Ndihmës për emigrantët), klikoni këtu.

Asylum Help Team

Asylum Help (Ndihma për azil) është e vetëdijshme për faktin se procesi i azilit mund të jetë tepër i ndërlikuar dhe i vështirë për t’u orientuar. Nëse sapo keni mbërritur apo nëse keni qenë për pak kohë në Mbretërinë e Bashkuar, Asylum Help (Ndihma për azil) ndodhet këtu për t’ju ofruar ndihmë dhe udhëzime për t’ju asistuar përgjatë këtij procesi.

Asylum Help (Ndihma për azil) vepron në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe i përkushtohet ofrimit të këshillës konfidenciale dhe të paanshme për ju. Ne ofrojmë informacionet dhe burimet që ju nevojiten për t’ju ndihmuar të vetëdijesoheni mbi gjendjen ku ndodheni dhe të merrni vendime duke pasur njohuri. Megjithatë, ne nuk kemi mundësi t’ju ofrojmë mbrojtje ligjore, por mund t’ju drejtojmë drejt organizatave vendore të ndihmës, nëse është e nevojshme.

Asylum Help (Ndihma për azil) është për cilindo që ka pretenduar për azil ose që ka nevojë për informim se ku të kërkojë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbani parasysh se ne kemi mundësi të japim këshillim mbi të drejtat tuaja dhe gjërat që ju takojnë, por nuk kemi mundësi të japim këshillim ligjor apo përfaqësim ligjor. Nëse nuk ju ndihmojmë dot, do t’ju ofrojmë një listë të përfaqësuesve të kualifikuar ligjorë.