Shërbimet tona

Asylum Advice UK (Këshillat për azil në MB)

Asylum Help (Ndihma për azil) ofron këshilla dhe udhëzime konfidenciale dhe të paanshme për kërkuesit e rritur të azilit dhe familjarët që ata kanë në vartësi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në një gjuhë që e kuptojnë.

Shërbimi ynë Asylum Advice US (Këshillat për azil në MB) ofron informacion dhe këshilla rreth procesit të azilit në Mbretërinë e Bashkuar. Ekipet tona të Asylum Advice UK (Këshillave për azil në MB) gjenden në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe janë këtu për t’ju ndihmuar. Ato mund t’ju këshillojnë rreth çështjeve të tilla si:

  • Si të kërkoni azil
  • Ndihma financiare
  • Gjetja e përfaqësuesit ligjor
  • Procesi i azilit
  • Përdorimi i shërbimit mjekësor
  • Ndihma për strehim
  • Çështje të tjera në lidhje me azilin

Woman interviewing man

Si mund t’ju ndihmojmë?

  • Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth procesit të azilit në MB ose të drejtave për ndihmë, hyni në faqet tona të informacionit shumëgjuhësh të Asylum Advice (Këshillave për azil) këtu (lidhja)
  • Ne ofrojmë këshillim kokë më kokë për kërkuesit e porsaardhur të azilit në pikat fillestare të strehimit
  • Ne ofrojmë këshilla me telefon në gjuhën tuaj nga kudo në MB nëpërmjet Asylum Advice Helpline (Advice) (Qendra e kontaktit për këshilla rreth azilit (Këshilla)). Numrat e kontaktit listohen më poshtë.
  • Ne mund t’ju ofrojmë shërbime të dobishme në zonën tuaj personalisht ose nëpërmjet telefonit. Nëse kërkohet, mund të ofrojmë një shërbim me shtrirje të gjerë (për klientë të pambrojtur, mbledhje në grup ose zbatim të kërkesave specifike)

Ju lutemi të mbani parasysh se ne nuk mund të ofrojmë shërbim avokatie dhe nëse kërkohet, do t’ju referojmë te një organizatë të përshtatshme për ndihmë

Ju lutemi të mbani parasysh se ndonëse ne mund t’ju këshillojmë për të drejtat tuaja dhe gjërat që ju takojnë, ne nuk mund t’ju ofrojmë këshilla ligjore ose përfaqësim ligjor. Nëse nuk mund t’ju ndihmojmë, mund t’ju ofrojmë një listë me përfaqësues të kualifikuar ligjorë.